27-07-2024

Dua Lipa, rekord me biletat në Kroaci

Dua Lipa ka nisur të thyejë rekorde me albumin e saj të tretë “Radical Optimism” ende pa e publikuar.

Rekordi lidhet me koncertin promovues të këtij albumi në Pula të Kroacisë më 9 Qershor. U deshën vetëm 10 minuta që gati 20 mijë biletat e vëna në dispozicion, sa është edhe kapaciteti i Pula Arena, të shiten të gjitha.

Dua Lipa, rekord me biletat në Kroaci

Në varësi të pamjes dhe vendit, biletat kishin një çmim nga 79 deri në 490 Euro.

Koncerti është pjesë e turit promovues të albumit nëpër Europë, që nis më 5 Qershor në Berlin.

“Radical Optimism” publikohet më 3 Maj dhe ka 11 këngë. /Tv Klan

Asnjë koment

Comments are closed.