Sot inaugurohet rruga e re që lidhë Dragashin me Kukësin

Sot, në Krushevë të Dragashit, inaugurohet rruga që e lidhë këtë komunë me Kukësin, përkatësisht Kosovën dhe Shqipërinë, e financuar nga Bashkimi Evropian.

Investimi është pjesë e Programit për Bashkëpunim Ndërkufitar të IPA-s dhe synon të lehtësojë komunikimin mes banorëve nga të dy anët e kufirit.

Rruga inaugurohet në Krushevë të Dragashit dhe marrin pjesë zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, dhe shefja e Zyrës së BE-së, Natalia Apostolova./koha.net/