“Mbrëmja e Maestrit” ka sanskionuar lamtumirën përfundimtare nga futbolli i luajtur i një prej lojtarëve më virtuozë të historisë së futbollit italian. Përkrah ish-futbollistit të Interit, Milanit dhe Juventusit ishte një mori “yjesh”, ish-shokë skuadre të 38-vjeçarit. Nga Del Piero dhe Totti, te Buffon e Vieri, Lampard dhe Nesta.

Sa për kronikë, gjatë 90 minuta në fushë përplasja mes “White Star”dhe “Blu Star” përfundoi në barazim 7-7. Shënuan Sheva, Quagliarella, Cassano, Seedorf, Brocchi, Pato, Vieri, Toni, Matri, ndërsa Inzaghi realizoi tregolësh./rtk/