08-05-2024

Sot në Prizren shënohet Dita e Dëshmorëve

15 shtatori përkon me shënimin e Ditës së Dëshmorëve të komunës së Prizrenit.

15 shtatori përkon me rivarrimin e të gjithë dëshmorëve të kombit, nga vendi i rënies heroike në një vend të përbashkët në Landovicë të Prizrenit, në vitin 1999, shkruan “Gazeta e Prizrenit”.

Nga viti 2009, me një vendim të organit më të lartë lokal, Kuvendit Komunal të Prizrenit, 15 shtatori është caktuar si “Dita e dëshmorëve të kombit” të komunës së Prizrenit.

Në kontekstin e shënimit tw kësaj dite, të martën janë paraparë disa aktivitete të ndryshme, të organizuara nga dega e OVL të UÇK-së dhe shoqatat e dala nga lufta në bashkëpunim me kryetarin e komunës, Mytaher Haskuka:

Me 15.09.2020 në ora 10:00 do të bëhen homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë dhe në shtatores së heroit, Ismajl Kryeziu në Arbanë.

Në 10.40 homazhe pranë Monumentit të Lirisë dhe shtatores së heroit, Remzi Ademaj, duke vazhduar më pas tek shtatoret e heronjve, Ismet Jashari , Xhevat Berisha dhe Pal Paluca.

Lexo edhe:

Komuna e Prizrenit del keq sa i përket Perfomancës (Dokument)

 Në ora 11:30 në sheshin e Lidhjes, do të ndahen mirënjohje për gratë veterane të luftës së UÇK – së.

Në ora 12:30 në Malësi të Re, do të përurohet rifillimi i ndërtimit të kompleksit kushtuar heroit, Besim Ndreca.

Nga viti 2009, me një vendim të organit më të lartë lokal, Kuvendit Komunal të Prizrenit, 15 shtatori është caktuar si “Dita e dëshmorëve të kombit” të komunës së Prizrenit. /GazetaePrizrenit.net

Lexo edhe :

Shpallet lista e përfituesve për meremetimin e kulmeve në Prizren

 

Asnjë koment

Comments are closed.