Sot zhvillohen tri ndeshje të forta në Superligën e Kosovës
Me fillim nga ora 15:00 do të zhvillohen tri takimet të forta në Superligën e Kosovës në futboll.
Arbëria sot e pret Gjilanin për të zhvilluara takimin e xhiros së 32’ë, takim ky që nëse përfundon me një rezultat pozitiv, do t’i jep shpresë klubit nga Dobraja e Lipjanit për të qëndruar në elitën e futbollit kosovar, shkruan IndeksOnline
Takimi tjetër është ai ndërmjet Dritës dhe Feronikelit, ku pas disa rezultateve negative, skuadra gjilanase mendon të kthehet te fitorja dhe të merr vendin e parë në tabelë.
Ndeshje e fundit për sot do të jetë mes Trepçës’89 dhe Besës, ku minatorët kërkojnë rezultat pozitiv t’i ikin vijës së kuqe, ku tashmë Besa e ka përfunduar aventurën në Superligë