Sportistët e vegjël nga Shqipëria, Mali i Zi dhe Presheva pjesë e “Festarit” në Suharekë
Aktivitetet në kuadër të “Festari 2018″ në Suharek vazhdojnë sot dhe nesër.
Sportistët nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi dhe ata nga Presheva, të cilët po garojnë në taekwondo janë mbledhur sot në aktivitetet e parapara për këtë sport, që po mbahet në kuadër të manifetimit “Festari 2018”.
Prezent në këtë aktivitet ka qenë edhe kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, i cili ka premtuar përkrahje për aktivitetet e kësaj natyre”./GazetaePrizrenit.net