Suhareka edhe me një shkollë të re nga shtatori i vitit i ardhshëm
Në shtator të vitit të ardhshëm pritet që nxënësit e fshatit Tërrnje të Suharekës të ndjekin mësimet në shkollën fillore “Vaso Pashë Shkodrani”, gurthemelin e së cilës e vunë sot kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj dhe ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi.
Muharremaj tha se ky fshat ka dhënë shumë kontribut për arsimin e para luftës, andaj edhe e meriton këtë investim.
Muharremaj tha se shkolla “Vaso Pashë Shkodrani” do të fillojë me punë më 1 shtator 2019, pavarësisht nëse marrin ndihmë nga institucionet qendrore apo jo.
Ministri i Arsimit, Bytyqi, tha se ministri që drejton do të ofrojë përkrahje edhe për këtë shkollë dhe përsëriti se ky institucion arsimor në Tërrnje pritet që të fillojë punën në vitin e ardhshëm akademik.
Në emër të fshatit Tërrnje fjalën e mori Enver Shabani, i cili tregoi rëndësinë e kësaj shkolle për banorët./koha.net