Suharekë: Nënshkruhen kontratat për rregullimin e 26 rrugëve në 12 fshatra
Zyra e prokurimit në Suharekë, sot ka nënshkruar kontratat për projektin “Ndërtimi i rrugëve lokale” -12 Lot – Pjesë.
Kontratat do të realizohen në 12 fshatra dhe përfshijnë 26 rrugë, një urë dhe një shtrat të vijës së ujit.
Ndërkohë punimet për rregullimin e disa rrugëve të tjera lokale tashmë janë duke vazhduar në fshatrat Bllacë, Gelancë, Sallagrazhdë e gjetiu.
Në njoftimin e komunës, thuhet se kryetari Bali Muharremaj, ka kërkuar që operatorët ekonomik të mobilizohen me makineritë e tyre dhe sipas afatit të përcaktuar në kontrata, ta fillojnë punën brenda tri dite.
“Me këtë rast është kërkuar që punët të kryhen me cilësi dhe sipas standardeve të parapara të ndërtimit”, thuhet në njoftim./gazetaeprizrenit.net/