22-01-2022

Supremja ia jep dritën jeshile KQZ-së për të certifikuar Shaqir Totajn

Gjykata Supreme e Kosovës i ka dhënë dritën jeshile Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të certifikoj Shaqir Totajn si Kryetar të Prizrenit.

Në përgjigjen që Gjykata Supreme i ka kthyer KQZ-së, ka treguar se deri sot, 1 dhjetor, në orën 11:00, nuk kanë marrë asnjë ankesë nga në lidhje me këtë temë dhe, rrjedhimisht, KQZ është e lirë që të certifikoj Totajn si kryetar të ri.

E gjithë kjo shtyrje ka ndodhur pasi që Lëvizja Vetëvendosje ishte ankuar në PZAP për parregullsi, ankesë e cila i ishte kthyer mbrapa kësaj partie nga ky organ.

Por, Totaj nuk është certifikuar akoma nga KQZ për shkak të pritjes se mos një ankesë e tillë ka shkuar edhe në Gjykatën Supreme. Supremja ka treguar se një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe KQZ mund të vazhdojë me procedurat e saj.

Kryetari në ikje i Prizrenit Mytaher Haskuka është ndër të vetmit që nuk e ka uruar kundërkandidatin e tij, Shaqir Totaj për fitoren në zgjedhjet lokale.

 

Asnjë koment

Comments are closed.