03-10-2024

Të paharruarit e Prizrenit: Din Kukaj dhe grupi “Elonida” me hitin “Lulja ime” (Video)

Prizreni ka dhënë emra të njohur të artit dhe muzikës. Njëri prej tyre është aktori, këngëtari, por edhe aktivisti prizrenas Din Kukaj (tashmë i ndjerë), shkruan Gazeta e Prizrenit.

Krahas aktrimit ai ishte edhe anëtar i korit të SHKA “Agimi”, një ndër më të vjetrit në Kosovë.

Kukaj ishte ndër themeluesit dhe vokalist i bendit të njohur prizrenas “Elonida”, që ka interpretuar një numër të madh të këngëve, të cilat për një kohë ishin ndër hitet më të dëgjuara nga adhuruesit e këtij zhanri muzikor, në vitet 80-ta, të shekullit të kaluar.

Disa herë ishte pjesëmarrës i festivalit të këngës së vjetër qytetare “Zambaku i Prizrenit”, me ç’rast edhe ishte shpërblyer.

Kënga “Lulja ime” e cila nën interpretimin mjeshtëror të Din Kukajt dhe Avi ‘Eleonida’, pat fituar zemrën e shumë dëgjuesve nëpër aktivitet të ndryshme muzikore të asaj kohe, përcjell GazetaePrizrenit.net

 

Asnjë koment

Comments are closed.