26-04-2024

Të rinjtë në Beograd djegin flamujt shqiptarë

Beogradi ishte nikoqir i Samitit të Ballkanit të Hapur, ku ndër të tjerash, mori pjesë edhe Shqipëria, me Edi Ramën.

Rrugët e kryeqytetit serb u mbushën me flamuj të shteteve të Ballkanit të Hapur, në mesin e të cilëve ishte edhe flamuri shqiptar.

Mirëpo, disa të rinj serbë nuk kanë lejuar që ky samit të kalojë qetë.

Në një video të shpërndarë në Twitter shihet se si disa të rinj djegin dy flamuj shqiptarë, teksa video shoqërohet me këngë serbe.

 

Asnjë koment

Comments are closed.