16-04-2024

Konjufca për dokumentin e Vettingut: Krijimi i tij është jetik për mbarëvajtjen e shtetit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pranuar dokumentet përkatëse për procesin e Vettingut në sistemin e drejtësisë nga kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Konjufca këtë e bëri të ditur përmes një postimi në Facebook, ku tha se Vettingu është reformë e domosdoshme.

“Sot e pata kënaqësinë t’i takoj Kryeministrin e Republikës së Kosovës z. Albin Kurti dhe Ministren e Drejtësisë znj. Albulena Haxhiu, të cilët e dorëzuan në Kuvend dosjen me dokumentet përkatëse për procesin e vetingut në sistemin e drejtësisë. Procesi gjithëpërfshirës i vetingut, siç e kemi theksuar njëzëri, është një reformë e domosdoshme për sundimin e ligjit. Kjo është po ashtu një kërkesë shoqërore e kahmotshme për Kosovën”, shkroi Konjufca.

Sipas tij, procesi i Vetingut do ta forcojë sistemin e drejtësisë, i cili ndikon drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Asnjë koment

Comments are closed.