22-11-2024

Thaçi: Kurti më tha nuk kam njeri që i besoj, Glaukun e mbaj në distancë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se i ka propozuar Albin Kurtit sa ishte kryeministër i Kosovës, që këshilltari i tij Bekim Qollaku dhe Glauk Konjufca të punojnë së bashku për dialogun. E sipas Thaçit, Kurti ka thënë se nuk i beson Glakutu, madje e mban në distancë.

“Sa i përket takimit me Kurtit, ekziston transkripti. Mediat mund ta marrin”, është shprehur Thaçi.

Lexo Edhe :

Komuna e Prizrenit në vendet e fundit në Kosovë për Kulturë, Rini e Sport (Dokument)

 

Thaçi tregon se propozoi një bashkëpunim në mes të Qollakut dhe Konjufcës, por një gjë të tillë e kundërshtoi Kurti.

“Unë i kam propozuar që Bekim Qollaku të komunikojë me dikën të afërt. Ai tha se unë nuk kam njeri kaq të afërt që i besoj, ai tha se unë punoj veç vet”, ka thënë Thaçi.

“Unë i thash ju lumtë sepse unë nuk mund të punoj pa ekipë. Por, leje Glaukun meqë është i afërt me ju. Ai më tha se “Ti e di i kujt është ai”. Tha unë e mbaj në distancë”, shtoi Thaçi.

P. S  Foto nga takimi i mëhershëm

Asnjë koment

Comments are closed.