Therje me thikë në Randobravë të Prizrenit, një i lënduar rëndë
Një rast i therjes me thikë ka ndodhur sot rreth mesditës, në fshatin Randobravë të Prizrenit, transmeton “Gazeta e Prizrenit”.
Kjo ka ardhur pas një përleshje fizike ndërmjet dy personave, ndërsa njëri ka pësuar lëndim të rëndë trupor.
Zyrtari për informim dhe marrëdhënie me publikun i policisë në Prizren, toger Shaban Osmanollaj, ka njoftuar se viktima e këtij rasti R.F, lindur në vitin 1965, pas lëndimit është dërguar me urgjencë në spitalin Rajonal në Prizren.
“I dyshimti E.B (1999) nga po i njëjti fshat fillimisht ka tentuar t’i shmanget policisë për t’u dorëzuar, por tashmë është në ndalim policor dhe rasti është duke u hetuar nga ekipet profesionale te hetuesisë dhe forenzikës”, ka thënë ai.
Policia nuk ka njoftuar për motivet e konfliktit./GazetaePrizrenit.net