24-04-2024

Tifozi i Kosovës shkon në Çeki, s’i lejohet të blejë biletë

Kosovari me nënshtetësi gjermane, Florim Gashi, ka shkuar në mëngjesin e sotëm në qytetin e Plzenit për të blerë biletën për ndeshjen me Kosovën.

Por, çekët kanë vendosur rregulla të reja të papara deri tani, duke bllokuar mundësinë që shtetasit e tjerë të kenë mundësi për të blerë bileta.

Vetëm personat që kanë nënshtetësi çeke e gëzojnë të drejtën për të blerë biletën për ndeshjen me Kosovën.

Gashi për Indeksonline e quan këtë si racizëm dhe i apelon FFK-së që të ankohen për këtë.

Asnjë koment

Comments are closed.