Tre shqiptarë të lënduar në një aksident trafiku në Serbi

Tre shqiptarë raportohet se kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident trafiku në Raçë afër Prokuples në Serbi.

Ky vetaksident ka ndodhur mëngjesin e së dielës ku një veturë shihet se është rrokullisur dhe ka dalë nga rruga.

Nga pamjet e siguruara nga Tëvë1 në vendin e ngjarjes shihet Policia e Serbisë dhe ambulanca.