24-11-2024

UPZ deklaron se do të kërkojë rishqyrtimin e vendimit për akreditim institucional

Universiteti Publik “Ukshin Hoti” në Prizren, ka njoftuar se ende nuk ka marrë njoftimin zyrtar nga Agjencia e Kosovës për Akreditim, për përmbajtjen e vendimit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë.

Drejtues të këtij institucioni, përmes një komunikate për medie kanë deklaruar se Rektorati i UPZ-së, po i përcjellë me shqetësim lajmet që po qarkullojnë për mosakreditimin institucional të këtij viti.

“Pas marrjes së njoftimit zyrtar do të dalim me një qëndrim përkitazi me situatën e krijuar. Studentët e tanishëm të UPZ-së nuk duhet të shqetësohen”, thuhet në njoftim.

Sipas UPZ-së, një vendim i tillë është i papranueshëm dhe se Universiteti do të veprojë në përputhje me dispozitat e akteve ligjore dhe nënligjore.

“Do të kërkojmë që të rishqyrtohet vendimi i Këshilli Shtetëror të Cilësisë sa i përket Universitetit “Ukshin Hoti” pasi që konsiderojmë se i plotësojmë kushtet për akreditimi institucional, duke marrë për bazë edhe rekomandimet e ekspertëve ndërkombëtar”, thuhet në komunikatë. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.