29-04-2024

Vdekja e 26 vjeçarit në Suharekë, dyshohet se e mbyti vetën

26-vjeçari Faton Haxhaj nga fshati Greikoc i Komunës së Suharekës sot ka humbur jetën.

IndeksOnline mëson nga burime të sigurta se i riu në Suharekë ka bërë vetvrasje.

Në bazë të burimeve të njëjta, viktima ishte vëlla binjak.

Haxhaj ka ndërruar jetë rrugës për në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Policia ka gjetur armën e tipit AK47 rreth 20-30 metra afër shtëpisë së viktimës, që dyshohet të jetë përdorë në këtë rast.

Mund të jetë një imazh i 1 person, në këmbë, kostum dhe ambiente të brendshme

“Pas marrjes së informatës, njësitë e Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes, në fshatin Greikoc të Suharekës dhe në një objekt përcjellës, 20 deri në 30 metra larg shtëpisë së viktimës, është gjetur një armë AK-47 e cila dyshohet se është përdorur në këtë rast. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit dhe rasti është duke u trajtuar si “Vdekje e dyshimtë”, kanë deklaruar nga Policia. / Gazeta e Prizrenit /

Asnjë koment

Comments are closed.