23-04-2024

Vdekje e dyshimtë në Xërxë të Rahovecit

Në fshatin Xërxë të Rahovecit është raportuar për një viktimë të gjinisë mashkullore që është gjetur pa shenja jetë në veturën e tij, transmeton “GazetaePrizreni.net”.

Sipas njoftimit nga Policia, rasti ka ndodhur dje ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Policia nuk ka njoftuar për identitetin e viktimës ,ndërsa rastin e ka cilësuar si vdekje të dyshimtë. “GazetaePrizreni.net”.

Asnjë koment

Comments are closed.