Vdes motoristi në Prizren i aksidentuar 8 ditë më parë
Policia në Prizren është informuar se ka vdekur një motoçiklist i vitlindjes 1956 i cili kishte pësuar në një aksident të datës 10 gusht që pati ndodhur në lagjen “Bajram Curri”.
Viktima kishte pësuar plagë serioze për të cilat po trajtohej në QKUK.
Me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë dërgohet për autopsi./koha.net