24-04-2024

Vdes një fëmijë, dyshohet se ra në lumë në Dragash

Sot në fshatin Radeshë të Dragashit, një fëmijë ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë në një lumë.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Ai tha se Policia bashkë me Prokurorinë e Prizrenit kanë filluar hetimet dhe po e trajtojnë rastin si “vdekje e dyshimtë”.

Njesitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë marrë veprimet e nevojshme ligjore.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për procedurat e mëtutjeshme ligjore./Indeksonline/

Asnjë koment

Comments are closed.