24-04-2024

Vdes një person në Prizren

Një vdekje e dyshimtë nga policia ka ndodhur në qytetin e Prizrenit. Sipas policisë viktima mashkull derisa ishte duke ecur në një shteg malor kishte rrëshqitur dhe kishte rënë në një humnerë me ç’rast kishte mbetur edhe pa shenja jete.

“Viktima mashkull kosovar, derisa ishte duke ecur në një shteg malor, dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka rënë në një humnerë dhe për pasojë ka mbetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, bënë të ditur policia.

E me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Lexo edhe:

Çfarë risish sollën zgjedhjet lokale në rajonin e Prizrenit?

Asnjë koment

Comments are closed.