Një person ka vdekur pas një lëndimi që ka marrë në vendin e tij të punës, në fshatin Lubizhdë të Prizrenit.
Sipas policisë bëhet fjalë për një viktimë mashkull. Nuk njoftohet se cfarë punonte vitkima, e as identiteti.
Ai në rrethana të panjohura është lënduar në vendin e tij të punës, ndërsa fillimisht dërgohet për tretman mjekësor në qendrën spitalore rajonale Prizren e më pas edhe në QKUK-në, ku edhe ka ndërruar jetë.
Policia ka njoftuar se rastit ju kanë përgjigjur njësitet përkatëse. Me vendimin e prokurorit rasti iniciohet dhe mbetet të hetohet.