Veliu-Vetëvendosjes: Më shkarkoi Kurti, pastaj u shkarkuat ju të gjithë
Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu iu është përgjigjur në Kuvend të Kosovës, deklaratave të shefit të grupit parlamentar të LVV’së, Rexhep Selimit dhe deputetit Arbër Rexhaj, raporton Gazeta Express.
Veliu ka thënë se nuk është strukur e nuk do të struket, pas akuzave të deputetit Rexhaj se në fjalimin e sotëm ka folur si gazetar lajmesh, jo si ministër.
Lexo Edhe:
Prizreni në vendet e fundit prej komunave të Kosovës edhe për Përgjegjshmërinë (Dokument)
“Nuk jam strukë asnjëherë dhe nuk e kam ndërmend me u struk, policia e Kosovës është prezente në Karacevë, përkundër vështirësive., Këto pengesa janë prej vitit 1999 kur shoku i juaj ka qenë Ministër dhe e ka lënë në atë gjendje. Autoritetet kosovare nuk kanë qasje në këtë hapësirë sepse përgjegjësia është e KFOR’it”, ka thënë ai.
Ministri i Punëve të Brendshme thotë se një numër i kazinove në Kamenicë është ndërtuar në kohën e Albin Kurtit sa ishte kryeministër.
“Një numër i kazinove është e vërtetë që funksionojnë atje, po mos harroni se një numër i kazinove janë ndërtuar edhe në kohën e Qeverisjes Kurti. Çështja e problemit me kufi, daton nga viti 1999 dhe i ka përcjellë të gjitha qeveritë, e nuk ëhtë cështje e 7 gushtit”, ka thënë ai.
“Nuk e kam ndërmend me u struk, sa për ato çështje që ti përmendi z.Selimi, po ta theksoj edhe njëherë më ka shkarku po jeni shkarku të gjithë”, deklaroi Veliu./GazetaExpress/