26-10-2020

Veseli: Sot bashkë me Ligjin për Buxhet po miratojmë edhe atë për Paga, ligji parasheh vetëm rritje

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, gjatë kohës kur në Kuvend po mbahet seanca, përmes një postimi në Facebook ka thënë se sot, bashkë me Ligjin e Buxhetit, po miratojnë edhe Ligjin e Pagave për sektorin publik në shtetin tonë.

“Me këtë ligj, po i japim fund arbitraritetit dhe anarkisë që kanë mbizotëruar në këtë fushë për pothuajse 20 vjet. Pagat u janë rritur të gjithë mësimdhënësve, personelit shëndetësor, policëve, ushtarëve, shërbyesve civilë dhe të gjitha kategorive tjera në sektorin publik. Kemi bërë një ligj të standardeve më të mira, duke respektuar meritat e secilës kategori që paguhet nga buxheti i shtetit. Askujt nuk do t’i ulet paga ekzistuese. Ligji parasheh vetëm rritje”, ka shkruar Veseli.

Tani, thotë ai, fokusi do të jetë në sektorin privat, për rritjen e prodhimit vendor dhe nxitjen e ndërmarrësisë të hapë vende të reja pune dhe me paga më të larta./koha.net

 

Asnjë koment

Comments are closed.