20-04-2024

Vetëvendosja: 𝐐𝐞𝐯𝐞𝐫𝐢𝐬𝐣𝐚 𝐞 𝐏𝐃𝐊-𝐬ë 𝐩𝐨 𝐤𝐚𝐫𝐚𝐤𝐭𝐞𝐫𝐢𝐳𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐬𝐢 𝐪𝐞𝐯𝐞𝐫𝐢𝐬𝐣𝐞 𝐞 𝐬𝐡𝐚𝐧𝐭𝐚𝐳𝐡𝐢𝐭, 𝐤𝐞𝐪𝐩ë𝐫𝐝𝐨𝐫𝐢𝐦𝐞𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐤ë𝐫𝐜ë𝐧𝐢𝐦𝐞𝐯𝐞

Vetëvendosja, që në Prizren është në opozitë, ka bërë kritika ndaj pushtetit lokal, duke vlerësuar se Qeverisja lokale është shndërruar në qeverisje të një grupacioni politik që nuk njeh procedura dhe transparencë:

Komunikata e plotë:

Pushteti lokal në Prizren i udhëhequr nga PDK, vazhdon me sjellje arrogante e në kundërshtim me ligjet në fuqi. Qeverisja lokale është shndërruar në qeverisje të një grupacioni politik që nuk njeh procedura dhe transparencën, nuk respekton integritetin dhe dinjitetin e qytertarëve, shërbyesve civil por së fundmi pamë që edhe një drejtoreshë e kësaj qeverisje dha dorëheqje për shkak të kërcënimit, shantazheve dhe detyrimit për të nënshkruar pagesa të jashtëligjshme.
Ky nuk është rasti i parë i tillë sepse siç kemi parë në media, më herët kryetari Totaj me bashkëpartiakët e tij, kanë kërcënuar e zhantazhuar edhe shërbyes civil duke i bërë presion për vendime të kundërligjshme që i shkojnë në favor grupeve të caktuara të lidhura me partinë në pushtet. Kjo qeverisje ka mungesë të madhe të respektimit të ligjshmërisë në vendimarrjen e tyre për kompetencat të cilat i ushtrojnë.
Dorëheqja e djeshme e zonjës Vjollca Kabashi nga nga pozita e drejtorit të Drejtorisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale në Prizren (DPMS), shpërfaq edhe më shumë mendësinë e kësaj partie së cilës i takon kryetari aktual. Detyrimi i saj për të nënshkruar një pagesë të kundërligjshme përmes kërcënimit dhe shantazhit është alarm edhe për Prokurorinë Themelore në Prizren e cila duhet të aktivizohet sa më shpejtë për të trajtuar këtë rast dhe raste tjera të cilat tashmë i kemi referuar aty.
Kjo formë e qeverisjes me dhunë, frikë dhe shantazh është e papranueshme. Ky nivel i degradimit të qeverisjes së Prizrenit është i trishtueshëm. Totaj duhet të ndalet menjëherë dhe të reflektojë seriozisht karshi përgjegjësive të tij.

Asnjë koment

Comments are closed.