Vidhen para e cigare në një lokal në komunën e Suharekës
Një rast i vjedhjes ka ndodhur në fshatin Gjinoc të Suharekës.
Sipas policisë, ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se të dyshuar të panjohur me forcë kanë depërtuar në lokalin e tij.
“Raportohet se ata kanë vjedhur cigare në vlerë te konsiderueshme dhe para të gatshme.Rasti nën hetime”, thuhet në raport. /GazetaePrizrenit.net /