Një vetaksident fatal ka ndodhur mbrëmë në fshatin Gjonaj të Hasit të Prizrenit, ku si pasojë një person ka humbur jetën.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, konfirmoi për portalin “Gazeta e Prizrenit” se viktima është 68 vjeçari H. Shala (lind. 1953) nga fshati Doberdolan i Suharekës, por me banim në lagjen Arbana-Prizren.
Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:15. /Gazeta e Prizrenit/