19-09-2020

“Vizat po i frustrojnë kosovarët por duhen bindur vendet skeptike”

Susanne Schutz, Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë Gjermane të Punëve të Jashtme ka deklaruar se ky rajon do të jetë lartë në agjendën e Berlinit gjatë Presidencës gjermane me BE’në.

Por, Schutz thotë se nuk do t’i zbusin kushtet që kanë për rajonin kur është fjala për sundimin e ligjit.

Ajo i është referuar edhe liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Ne jemi të vetëdijshëm për frustrimin e madh në Kosovë që është shkaktuar për shkak se nuk po ndodhë liberalizimi i vizave” ka thënë ajo.

“Ne po shohim nevojë që të arrijmë përparim në këtë cështje të rëndësishme, që është relevante për marrëdhëniet BE -Kosovë dhe për ekonominë e saj. Sidoqoftë për t’i bindur skeptikët e mbetur në BE do të jetë e rëndësishme që edhe Kosova ta bëjë pjesën e saj. Kjo pikësëpari nënkupton një zotim të qartë për të luftuar krimin e organizuar, korrupsionin dhe forcimin e sundimit të ligjit” ka thënë ajo.

Asnjë koment

Comments are closed.