Vrau 51 myslimanë në xhamitë në Zelandë të Re, nesër merret vendimi për dënim
Personi që vrau 51 besimtarë myslimanë në dy xhami në Zelandën e Re, do të dënohet të hënën, më 24 gusht, pasi përhapja e pandemisë ka pamundësuar procesin e gjykimit të rregullt ndaj tij.
Brenton Tarrant akuzohet për 51 vrasje, 40 tentim vrasje dhe për kryerje të aktit terrorist.
Australiani Tarrant do të dënohet pasi t’i lejohet të deklarohet në gjyq.
Gjykata do të mund të vendosë për burg të përjetshëm, bazuar në veprën e kryer dhe ligjet në Zelandën e Re, raporton Reuters.
Sulmi ishte më vdekjeprurësi në Zelandën e Re ndonjëherë dhe menjëherë kishte nxitur ndryshimin e ligjit i cili ndaloi përdorimin e armëve gjysmëautomatike me synimin që sulme të tilla të mos përsëriteshin.
51 persona u vranë gjatë sulmit i cili u transmetua direkt në Facebook, më 15 mars të vitit 2019.