VV-ja inicion mocion mosbesimi për rrëzimin e Qeverisë Hoti

Lëvizja Vetëvendosje ka iniciuar mocion mosbesimi për rrëzimin e Qeverisë së udhëhequr nga Avdullah Hoti.

Nënkryetarja e VV-së, Arbërie Nagavci, në një konferencë për medie ka numëruar siç ka thënë ajo dështimet e kësaj Qeveri.

Gjatë së mërkurës kryetari i LDK-së, Isa Mustafa i është kundërpërgjigjur kritikave të kreut të AAK-së dhe partnerit të koalicionit, Ramush Haradinajt, pasi ky i fundit, dha shenja se koalicioni mund të prishet nëse nuk koordinohen për negociatat finale me Serbinë.

Mustafa tha se shumë shpejt do ta takoj kreun e AAK-së, për t’i diskutuar përçarjet që janë shfaqur ditëve të fundit në media, nga partnerët e koalicionit.

Pas Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, edhe partneri tjetër i koalicionit qeverisë Nisma për Kosovën është e pakënaqur me mënyrën se si kryeministri Avdullah Hoti po i udhëheqë bisedimet finale me Serbinë.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi tha se nuk janë të kënaqur me punën e kryeministri Hoti sa i përket dialogut. /GazetaBlic /