Zafir Berisha: Ja pse Kurti e Osmani s’po i japin përgjigje Simmonsit për dëshmitë rreth EULEX-it
Koordinatori për Siguri Kibernetike, Zafir Berisha ka folur rreth një letre 25 faqëshe që kishte shkuar në zyrën e kryeministrit Albin Kurti, më 3 qershor. Ish-kryetari i gjyqtarëve të EULEX’it, Malcom Simmons kishte dërguar në drejtim të Kurtit, një pjesë të dëshmisë së tij për skandalet e kryera nga misioni i BE’së për sundim të ligjit. Aty, përveç ndikimeve politike, bashkëpunimit të EULEX’it me prokurorinë në Beograd, Simmons jep detaje dhe shpreh dilema për punën e Gjykatës Speciale.
Berisha thotë se as Kurti e as Osmani nuk janë të interesuar që Malcom Simmons të informoj opinionin për skandalet e qëllimshme të një pjese të ndërkombētarëve në Kosovë.
Tutje Berisha jep edhe një arsye pse këta të fundit nuk po i japin përgjigje ish-kryetarit Simmons.
“Mbi inskenimet me dosje serbe, janë akuzuar shumë luftëtar të UÇK-së, “aktakuza” të cilat para se me u informuar i atakuari, janë bërë publike në disa media prosllave, ku pastaj ka filluar gjykimi ne opinion me lloj lloj linqime e etiketime fyese dhe ofendueme mbi të cilat pastaj Albini, Vjosa e disa të tjerë kanë ngritur karrierën e tyre në politik!!!Do ti vjenë fundi të gjithëve siç i ka ardhur fundi edhe Serbisë në Kosovë”, ka shkruar Berisha.