Zafir Berisha tregon se si e ka ndihmuar Vetëvendosjen e Albin Kurtit financiarisht për aktivitete e tyre

Sonte në emisionin “Debat me Ridvan Berishën”, prodhim i Kosovalive.net, i ftuar i radhës ishte zyrtari i lartë i Nismas Socialdemokrate dhe ish-deputeti në tri legjislaturat e Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha.

Në këtë intervistë Berisha ka deklaruar se nuk i beson Albin Kurtit sepse tru shpërlarësit e Vetëvendosjes dhe Albin Kurti i njeh nga afër për shkak se i ka ndihmuar financiarisht gjatë aktiviteteve të tyre në Prizren.

“Për dallim të 90 për qindë të tru shpërlarëve që ecin si kopeja pas bariut, unë Albinin e njoh për së afërmi, sepse unë kam një veprimtari poltike dhe Albini kur ka vepruar si parti jopolitike, unë gjatë asaj kohë kam pasur një simpat për atë gjeneratë duke u bazuar në vetëvete. Aktivitetin e tyre në nivel vendi më ka ndodhur shumë shpesh edhe me financu me pankarta me disa flamuj që i vendosnin në Kalanë e Prizrenit, por meqë unë e kisha një biznes privat, e qata djemt që janë të Prizrenit shpësh kanë ardhur te unë me lyp mbështetje. Këta të Vetëvendosjen m’kan lyp mbështetje, këta të rinjtë se nuk i kanë pasur as ka 1.20 centë për cigare”, ka deklaruar ai.

Ai ka shtuar se për ndihmën që i ka ofruar Vetëvendosjes në atë kohë nuk ka marrë mirënjohje por ata i ka quajtur bukë përmbysur.

Lexo edhe:

Goditet AAK në Prizren – e gjithë kryesia e kësaj nëndege jep dorëheqje