Zafir Berisha: Anëtarët e Nismës që aderuan në PDK si kam parë me vite
Gjatë ditës së sotme kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka njoftuar për aderimet e tre anëtarëve të Nismës në Prizren. I menjëhershëm ka qenë reagimi nga Nisma Socialdemokrate.
Kryetari i Nisma Socialdemokrate në Prizren, Zafir Berisha, me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, ka thënë me ironi se Kadri Veseli i paska marrë disa “kuadra” për me “luftuar” hajnin!
Berisha ju ka bërë thirrje publikisht personave të larguar në PDK që ti kthejnë gjërat me vlerë që kanë vjedhur në zyrën e partisë në Prizren dhe pastaj le të shkojnë e të luftojnë hajnin e korrupsionin.Postimi i plotë i Berishës :Haha, Kadri Veseli i paska marrë disa “kuadra” për me “luftuar” hajnin!
E ftoj publikishtë atë, që “antarët” e rinj të tij, disa që me vite nuk i kamë parë e disa që para disa dite ma kanë vjedhur zyren e partis në Prizren, t’i kthejn gjërat me vlerë, e pastaj me ta dhe sojin e tyre le ta lufton hajnin dhe korrupsionin, ka shkruar Berisha.