31-08-2026

Zhegrova drejt largimit nga Juventusi, caktohet çmimi i tij

E ardhmja e Edon Zhegrovës te Juventusi duket gjithnjë e më e pasigurt, pasi futbollisti kosovar nuk po gjen hapësirën e dëshiruar në skuadrën italiane.

Zhegrova është aktivizuar vetëm 20 minuta në ndeshjen kundër Frosinones, ndërsa ndaj Parmës nuk luajti për shkak të një problemi fizik.

Sipas mediave italiane, deri më tani nuk ka mbërritur ndonjë ofertë konkrete për transferimin e tij. Megjithatë, Al-Ittihad raportohet se ka shfaqur interesim, ndërsa edhe vetë Zhegrova thuhet se është i hapur për një kalim në Arabinë Saudite.

Juventusi kërkon të paktën 15 milionë euro për kartonin e tij. Kjo shumë mund të rritet përmes bonuseve dhe përfshirjes së një përqindjeje nga shitja e ardhshme e lojtarit.

Mbetet të shihet nëse klubi saudit do të tentojë transferimin e menjëhershëm të Zhegrovës apo do të propozojë huazim me pagesë dhe detyrim blerjeje.

Interesim për reprezentuesin e Kosovës raportohet se ka shfaqur edhe Lazio, e cila dëshiron ta marrë në formë huazimi.

Asnjë koment

Comments are closed.