23-11-2024

Zhvendosja në Prizren e kabinetit të ministrit të Kulturës-brenda një muaji

Ministria e Kulturës ka nisur punimet për adaptimin e objektit të ish-rektoratit të Universitetit të Prizrenit, “Ukshin Hoti”. Zyrat e këtij objekti, që ndodhen në qendër të qytetit jugor janë duke u bërë gati, që aty të zërë vend një pjesë e kabinetit të ministrit të Kulturës, Kujtim Gashi.

Por, përderisa kabineti i ministrit pret të zhvendoset në Prizren brenda një muaji, ende nuk dihet se kur do të fillojë punë për restaurimin e konservimin e objektit, ku do të vendosen një pjesë e administratës së MKRS-së në Prizren.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka thënë se si MKRS-ja kanë nënshkruar kontratë me Komunën e Prizrenit për të shfrytëzuar dy objektet.

“Sa i përket objektit të ish-rektoratit jemi duke i përgatitur zyrat dhe do të vendosemi sapo të përfundojnë. Ndoshta brenda një muaji”, ka thënë ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, i cili vjen nga Prizreni./koha.net

Asnjë koment

Comments are closed.