24-11-2024

Zyra e Auditimit gjen shkelje në Komunën e Prizrenit (Dokument)

Zyra e Kombëtare e Auditimit (ZAK) ka gjetur disa shkelje në Komunën e Prizrenit, gjatë vitit të kaluar (2022), raporton Gazeta e Prizrenit.

Ndër shkeljet e evidentuara në raportin e ZAK për pasqyrat financiare vjetore për 2022 të Komunës së Prizrenit, janë ato për parregullsi në procedurat e prokurimit publik, pastaj vonesa në realizim ë projekteve kapitale dhe mosmbulim të kontratave me siguri të ekzekutimit, zotim i mjeteve financiare në IMFK pas nënshkrimit të kontratave publike, parregullësi në proceset e subvencionimit të OJQ-ve dhe fermerëve.

Siç dihet, prej fundit të vitit 2021 në krye të qeverisjes lokale të Prizrenit është Shaqir Totaj nga PDK.

Gjithashtu, në raportin e ZK të Auditimit, ndër shkeljet tjera nga Komuna e Prizrenit, janë kosto shtesë si rezultat i pagesave nga vendimet gjyqësore / përmbarimore, ndërrimi i kontratës së punës me kohë të caktuar, në kontratë me kohë ta pacaktuar, si dhe mosverifikim i 20 % të gjendjes aktuale të objekteve.

/GazetaePrizrenit.net

Lexo edhe:

Komuna e Prizrenit e fundit në rajon për realizimin e investimeve kapitale (Dokument)

 

Asnjë koment

Comments are closed.