14 gra e vajza prizrenase përfitojnë grante

Sot është nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi në mes të Fondacionit për Zhvillim të Qëndrueshëm Ekonomik – Preda Plus, WEntrepreneur, me mbështetjen e Arbeiter Samariter Bund – ASB dhe komunës së Prizrenit.

Projekti është bashkëfinancim,ndërsa 14 gra dhe vajza prizrenase janë përfituese të këtij projekti për hapjen e bizneseve të vogla.

Pas nënshkrimit të këtij Memorandumi të Bashkëpunimit, kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, tha se ne si komunë, jemi gjithmonë të gatshëm për t’i mbështetur dhe inkurajuar të rinjtë dhe gratë në rritjen e kapaciteteve dhe zhvillimin e bizneseve të tyre, ndërsa ky projekt ka për qëllim sigurimin e stabilitetit të komuniteteve përmes mbështetjes së shtuar socio- ekonomike.

Valentin Hoxha nga Preda Plus, e ka mirëpritur nënshkrimin e këtij Memorandumi të Bashkëpunimit, duke e vlerësuar të rëndësishëm bashkëpunimin mes komunës dhe organizatave të përfshira në këtë project për t’ mbështetur 14 gra dhe vajza në ndërmarrësi. Ai tha më tej se ndërmarrëset e reja do të ushtrojnë veprimtarinë e tyre në zanate të ndryshme dhe në sektorin e teknologjisë informative. Ndërmarrëset e reja janë mbështetur me pajisje të ndryshme për nevoja të ushtrimit të veprimtarisë së tyre afariste, ndërsa vlera e përgjithshme e grantit është 2500 euro.