Prizren: Policia angazhon edhe njësitin e biçikletave si masë në komunikacion

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, njofton se në zonën e përgjegjësisë së saj, stacionet policore- Prizren dhe Prizren- veri, kanë angazhuar patrullimin e Njësitit të Biçikletave, aktivitet ky që do të vazhdojë ne qytetin e Prizrenit.

Ky aktivitet i policisë ka për qëllim identifikimin e kundërvajtjeve të ndryshëm në komunikacion, me theks të veçantë kundërvajtjet si : lirimin e trotuareve , kyçët e pasigurta në rrugë, tejkalimin e shpejtësisë, përdorimi i telefonit , mos përdorimi i rripit të sigurisë dhe kundërvajtje tjera, që me këto veprime shoferët mund të shkaktojnë aksidente në komunikacion..

Në periudhën kohore 04-10.05.2022, ka identifikuar kundërvajtës ne trafik të cilët nuk kanë respektuar rregullat në komunikacionin rrugor dhe ndaj tyre janë marr masat komfor ligjeve ne fuqi. Janë shqiptuar gjithsejtë 1275 gjoba.

Do të vazhdojmë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor, me qëllim të parandalimit të aksidenteve si dhe ngritjen e sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik. E ndaj atyre qe nuk respektojnë rregullat do të ndërmerren masa komfor ligjit të trafikut.

Me këtë rast, Policia apelon të qytetarët që të kenë kujdesin maksimal gjatë qarkullimit në rrugë, duke kërkuar që të respektojnë ligjin, rregullat në komunikacionin rrugorë me qellim te krijimit te një ambienti te sigurt për te gjithë, thuhet në fund të këtij njoftimi.