20 mijë euro për ‘Dokufest’ nga Qeveria e Kosovës
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për të ndarë 20 mijë euro për festivalin ndërkombëtar të filmit dokumentar dhe të shkurtër ‘Dokufest’, që mbahet në Prizren.
Ky festival tashmë veç është duke u mbajtur, pasi ka filluar me 3 gusht dhe do të zgjasë deri më 11 gusht.
Në këtë edicion, të 17-tin po marrin pjesë rreth 200 njerëz të artit, ndërsa janë përzgjedhur 260 filma në gjashtë kategori garuese.