28-vjeçari nga një fshat i Malishevës, viktimë e aksidentit të sotëm në rrugën Rahovec-Malishevë
Në orën 06:30 të mëngjesit të sotëm ndodhi një aksident trafiku që përfundoi me fatalitet në rrugën Malishevë –Rahovec.
Deri te aksidenti erdhi si pasojë e humbjes së kontrollit të ngasësit të veturës, i cili u përplas me një kamion.
Ngasësi i veturës, që dyshohet se edhe shkaktoi këtë aksident mbeti i vdekur, shkruan Indeksonline.
Viktima është 28 vjeçari, Egzon Bytyqi nga fshati Shkozë.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër në orën 14:00 në varrezat e fshatit Shkozë./Indeksonline/