25-04-2024

Këto janë 4 gjërat që duhet t’i marrin parasysh votuesit jashtë Kosovës për zgjedhjet në Dragash

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim që periudha për përsëritjen e votimit përmes postës për raundin e dytë të Zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Dragashit të fillojë më 29 nëntor dhe të përfundojë më 13 dhjetor 2021.

Të drejtën për të votuar përmes postës e kanë vetëm votuesit të cilët janë regjistruar si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës 10 korrik – 18 gusht 2021. Numri i votuesve jashtë Kosovës për Komunën e Dragashit është: 1,090.

Por ndryshe nga zgjedhjet e kaluara, këto janë 4 gjërat që duhet t’i marrin parasysh votuesit jashtë Kosovës për zgjedhjet në Dragash, raporton IndeksOnline.

Çka duhet të keni parasysh:

  1. Pakoja që përmban zarfin me fletëvotim duhet të dërgohet individualisht dhe deri vetëm për rrethin e ngushtë familjar (burri, gruaja, fëmijët dhe prindërit ) keni të drejtë që zarfet me fletëvotime t’i fusni në një zarf që përmban adresën postare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve Votimi Përmes Postës Posta nr.6, Kutia Postare 351 10 000 Prishtinë, Republika e Kosovës.
  2. Secili duhet të votojë personalisht dhe se këtë të drejtë , të drejtën e votimit nuk mund dhe nuk guxoni ta “bartni” ose “delegoni” tek dikush tjetër;
  3. Çdo tendencë për manipulim apo keqpërdorimi , do të ndiqeni penalisht;
  4. Rekomandohet që brenda mundësive tuaja, pakon tuaj me fletëvotime ta dërgoni nga vendi i njëjtë në të cilin jeni deklaruar se banoni gjatë fazës së regjistrimit tuaj si votues jashtë vendit./IndeksOnline

Asnjë koment

Comments are closed.