04-05-2024

A do të nis mësimi nesër?

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka thënë se greva në arsim vazhdon. Në një lidhje direkte për televiozionin publik, Jasharaj ka thënë se pakoja e prezantuar nga kryeministri Kurti dhe ministri Hekuran Murati nuk është realizim i kërkesave.

Madje, sipas tij, nuk ka asnjë takim dhe dialog të mirëfillte për tu tëjkaluar kjo situatë.

Jasharaj ka bërë thirrje që të mos bëhet presion mbi mësuesit. Greva, sipas tij, është shpallë si mjet e fundit dhe ndërpritet kur të plotësohen kërkesat e tyre.

Ai ka bërë apel që nxënësit të mos dërgohen në shkolla përfshirë edhe ato komuna ku udhëheq Lëvizja Vetëvendosje.

Asnjë koment

Comments are closed.