17-05-2024

Moti: Parashihen ndryshime

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se këtë javë në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Nga dita e premte parashihen vranësira të dendura të cilat gjatë pjesës së dytë të ditës vende-vende do të shoqërohen me reshje shiu.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-30 gradë Celsius. Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira. Do të fryjë erë nga perëndimi dhe verilindja e lehtë deri mesatare.”

Asnjë koment

Comments are closed.