18-05-2024

AAK-ja kërkon nga mazhoranca që të votohet TRUST-i

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në konferencë të jashtëzakonshme për media, ka bëre thirrje tek mazhoranca që të votoj TRUST-in, në mënyre të lehtësohet jetesa qytetarëve të Kosovës.

Deputetja nga radhët e AAK-së, Albana Bytyqi, ka folur në emër të AAK-së për votim të Trustit, sipas saj votat e opozitës nuk janë të mjaftueshme dhe pa marrë pjesë mazhoranca trusti nuk do të kaloj.

“Ajo çka është e rëndësishëm, që dje është votuar kundër kushtetutës sot po votohet kundër qytetarëve të Kosovës”, tha ajo.

“Opozita normal është pro trustit dhe ne po e shohim që mazhoranca në përgjithësi kanë dalur me deklaratë që janë kundër dhe nuk do ta përkrahin trustin”, theksojë ndër tjerash ajo./IO

Asnjë koment

Comments are closed.