05-05-2024

Ambulanca në Romajë të Hasit të Prizrenit, prej dy ditësh pa energji elektrike

Qendra e Mjekësisë Familjare në fshatin Romajë të Hasit të Prizrenit, prej dy ditësh është pa energji elektrike, raporton “Gazeta e Prizrenit”.

Këtë e ka njoftuar Dr. Fejzë Kabashi, ish-drejtor komual për Mirëqenie sociale, përmes një postimi në “facebook”.

Sipas tij, nga kjo situatë më të goditur janë fëmijët dhe pleqtë.

Sikur në Prizren, pardje edhe rajonin e Hasit e përfshiu një frymë e madhe, që pos tjerash shkaktoi edhe defekte në rrjetin energjetik.

Postimi i Kabashit:

Që dy ditë që ska rrymë gjatë orarit të punes, ska as drita, e as nxemje….paramendoni viziten e një fëmiu(që duhet me zhvesh deri në pamperc me kontrullu) dhe një të moshuari(që shumë herë edhe afer “stufes” merdhihet nga i ftohti), ndërsa për stafin që mërdhihen tërë diten as që kam qa flas…

Ndërkohë po flitet që Komunes i kanë #tepruar miliona mjete nga #Buxheti

Asnjë koment

Comments are closed.