05-05-2024

Abdixhiku e Selmanaj vizitojnë dy biznese në Prizren

Kreu qendror i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe ai i degës së Prizrenit, Driton Selmanaj kanë vizituar dy biznese në Prizren.

Postimi i plotë i Selmanajt:

Kënaqësi të vizitojm biznese vendore shumë të suksesshme, të cilat përveç tregut në Kosovë, fokus të veçantë kanë edhe tregun e jashtëm.

Bashkë me kryetarin, Lumir Abdixhiku dhe bashkëpuntorë nga dega e LDK-së në Prizren, vizituam dy biznese të cilat janë krijuar me punë dhe përkushtim të madh.

Mund të jetë një imazh i 5 persona dhe teksti

Vizitën e parë e patëm tek fabrika “Zinkunie – Ks” e cila punëson 80 punëtorë të cilët garantojnë një kualitet të lartë dhe prodhim të pandërprerë të përpunimit të metalit, bakrit, llamarinës etj.

Më pas vazhduam me vizitën e dytë tek fabrika “Kosova – Pack”, një tjetër biznes shumë i suksesshëm i cili punëson dhjetëra punëtorë.

Fabrika “Kosova – Pack” është ndërmarrje e specializuar në prodhimin dhe përpunimin e kartonit të valëzuar.

Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe teksti

E përbashkëta e dy vizitave, ishte mesazhi që shteti duhet të rris mbështetjen dhe kujdesin ndaj këtij shpirti të madh ndërmarrësie!

Kosova ka nevojë për më shumë zhvillim.

‘Rruga e Re’ e ofron një mundësi unike! Nga 1.1 miliardë euro investime çdo vit.

Asnjë koment

Comments are closed.