18-05-2024

Kuvendarja Alishani: Totaj po i vonon pagesat për lehona, asfaltin e ka prioritet

Kuvendarja Dafina Alishani nga radhët e Vetëvendosjes ka kritikuar qeverisjen komunale , për siç ka thënë vonesa të pagesave për lehona,  derisa asfaltin e ka prioritet.

Postimi i saj i plotë në facebook:

Se sa i respekton kërkesat e grave kuvendare dhe nevojat e grave Shaqir Totaj shihet në vonesën e pagesave të shtesave për nënat lehona.

Nuk ka ditë që nuk më shkruan ndonjë qytetar me pyetjen se kur transferohen paratë.

Disa herë u ngrit si shqetësim në seancat e kaluara dhe na u tha që shumë shpejtë do të ekzekutohen pagesat.

Bile edhe në vitin 2022 u premtonin këshilltareve komunale që do të merret parasysh kjo kërkesë vetëm ta votojnë buxhetin. Por nuk ndodhi, nanat që bënë lindje në vitin 2022 u diskriminuan nga mungesa e vullnetit të këtij pushteti.

Thirrja ka qenë e hapur nga muaji nëntor 2023, afati i aplikimit ka përfunduar, afati i ankesave po ashtu.

Edhe sa duhet ti presin ekzekutimin e pagesave qytetarët?

Po të ishte ndonjë asfallt, me prioritet do të ishte, mirëqenien e qytetarëve nuk e mendojnë e as nuk dijnë ta mendojnë, e as nuk e kanë prioritet.

Mund të jetë një imazh i teksti

Lexo edhe:

Vetëvendosja në Prizren: Këto janë gënjeshtrat e Shaqir Totajt

Asnjë koment

Comments are closed.