16-05-2024

Aksidenti fatal në Shirokë, ku vdiqën dy të rinj nga Prizreni, shoferja dyshohet se nga pakujdesia kaloi në shiritin e kundërt

Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka dhënë detaje lidhur me aksidentin me fatalitet që ndodhi të dielën në Shirokë të Suharekës, ku për pasojë humbën jetën dy persona.

Në raport thuhet se e dyshuara femër kosovare deri sa ishte duke e drejtuar automjetin e saj, nga pakujdesia kalon në shiritin e kundërt të rrugës dhe goditet me motoçikletën të cilën ishte duke e drejtuar viktima mashkull kosovar, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Si pasojë e aksidentit vozitësi i motoçikletës si dhe viktima (pasagjeri që gjendej në motoçikletë) mashkull kosovar kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes sipas konstatimit të mjeku kujdestar, kurse lëndime trupore kishin pësuar dy viktima femra kosovare, pasagjere në veturë”, njofton policia.

Të njëjtat janë dërguar për tretman mjekësor ku njëra është liruar, ndërsa tjetra është ndalur për tretman të mëtutjeshëm.

Me vendim të prokurorit trupat e pa jetë janë dërguar në IML për obduksion, ndërsa e dyshuara është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

Viktimat e këtij aksidenti sipas policisë janë P.G viti lindjes 2004 dhe B.H viti i lindjes 1993.

Asnjë koment

Comments are closed.