Albon Përvizaj dëshiron të boksojë edhe në Prizren

Boksieri hasjan, nga Krajku i Prizrenit, por që jeton në Gjermani, Albon Përvizaj ka shfaqur dëshirën për të boksuar edhe në Kosovë, e sidomos në Prizren, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.

Ai ka treguar se është shumë i lidhur me vendlindjen dhe se ka shumë përkrahës në hapësirat mbarëshqiptare. “Ndihem krenar, që njerëzit e këtushëm më vlerësojnë. Do të jem edhe më i motivuar për të boksuar. Prizreni është shtëpia ime. Edhe si fëmijë, pushimet i kam kaluar këtu. Kur kthehem në Prizren, themi se arritëm në shtëpi”, ka thënë ai, pas një takimi të organizuar nga Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka.

Përvizaj ka një bilanc fantastik në karrierën e profesioniste. Ai tashmë ka kaluar në atë boksin profesionist, dhe nga të gjitha 9 meçet e zhvilluara ka arritur fitore, 7 prej të cilave me nokaut. Ai tregon përkushtim për të arritur  gjerdanin më të ndritshëm të boksit profesionist, dhe që të jetë shqiptari i parë që arrit atje.

Tash është pjesë e kampit të mirënjohur “Sauerland”  në Hamburg të Gjermanisë. Trajneri i tij, Michael Timm është një ndër strategët më të vlerësuar të boksit profesionist në botë, ndërsa trego se me menaxherin ka biseduar edhe për organizimin e një meçi në Kosovë dhe Prizren. Përvizaj ka raporte miqësore  me Luan Krasniqin.

Kryetari prizrenas Haskuka, derisa e ka vlerësuar si të ngrohtë takimin me Përvizajn ka thënë se vlerëson potencialin për suksese të shqiptarëve në diasporë, ndërsa ka folur edhe për mundësitë për krijimin e kushteve më të mira për rininë prizrenase./GazetaePrizrenit.net/